Aktualitet

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, makina del nga rruga, plagoset shoferi 51-vjeçar

Për shkak të aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi 51-vjeçar i identifikuar me inicialet Y. S. I plagosuri është dërguar në spitalin e Tepelenës ku po merr ndihmë mjekësore.

2 Mars 2025, 18:43 Nga N.F
Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, makina del nga rruga, plagoset
Foto

MEMALIAJ- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rreth orës 17:10. Bëhet me dije se një makinë humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për shkak të aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi 51-vjeçar i identifikuar me inicialet Y. S. I plagosuri është dërguar në spitalin e Tepelenës ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Memaliaj/Informacion paraprak. Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, shtetasi Y. S., 51 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Tepelenës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident në aksin tepelenë-krahës

Sondazh

Poll