Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, zbardhen identitetet e dy viktimave, nënë e bir (EMRAT)

Pesë të plagosurit, shoferi i furgonit dhe katër pasagjerëT janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

2 Mars 2025, 09:27 Nga r.ll
Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, zbardhen identitetet e
aksidenti

ELBASAN- Dy persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh.  Në aksident u përfshi një automjet tip "Benz" dhe një furgon pasagjerësh.

Ndërkohë policia ka zbardhur dhe identitetet e viktimave të këtij aksidentit. Klodian Shahini dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe, nënë e bir, ndodhenin në automjetin tip "Benz" dhe për të cilët përplasja rezultoi fatale. 

Pesë të plagosurit, shoferi i furgonit dhe katër pasagjerëT janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Elbasan/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne elbasan-peqin

Sondazh

Poll