Aktualitet

‘Kriza’ politike në Kosovë/ Analisti Nurellari: Kurti ka folur si kryeministër, tani ka frikë të marrë postin

11 Janar 2020, 16:06 Nga DOSJA
‘Kriza’ politike në Kosovë/ Analisti Nurellari: Kurti ka

TIRANË– I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, për të komentuar situatën politike në Kosovë dhe ngërçin mes VV dhe LDK për të krijuar qeverinë e re, analisti Andi Nurellari është shprehur se e gjitha është një hesap karrigesh dhe nuk ka asgjë parimore.

“Partia e parë që ka detyrën të krijojë shumicën. Ka marrë mandatin e popullit. E gjitha është hesap karrigesh e asgjë nuk është parimore. Vetëvendosje e jep presidencën por kërkon një ministri më shumë. Në fund të fundit, kryeministri është pushteti më i fuqishëm në vend, madje më i fortë se kryeministri në Shqipëri”, u shpreh Nurellari.

Apeli nga presidenti Thaçi për Kurtin:

“Presidenti është duke i bërë presion Kurtit. Ka folur si kryeministër e tani ka frikë të marrë postin e kryeministrit. Vullneti i qytetarëve nuk është materializuar ende, ndërkohë kemi një alarm tjetër, buxheti vjetor. Janë mijëra njerëz që presin rrogat dhe që vihen në rrezik pa patur një shumicë. Nuk ka një afat të qartë se kur dhe si ndërhyn presidenti. Këtë vakuum Kurti po e përdor për të blerë negociatat me LDK-në”, deklaroi analisti.

A e merr Partia e dytë mandatin?

“Kjo ndodh nëse mandatori i parë nuk e krijon dot. Kushtetuta nuk e ka parashikuar që një lider të fitojë zgjedhjet e të mos marrë mandatin”, u shpreh ndër të tjera Andi Nurellari.

Marrë nga Syri.net

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti andi nurellari qeveria e re ne kosove albin kurti andi nurellari qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll