Politike

Tërmeti/ Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, Rama: Do fillojmë nga Laçi, i japim zgjidhje edhe p

11 Janar 2020, 09:10 Nga DOSJA
Tërmeti/ Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave

TIRANË–Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, pas goditjes nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.Kreu i qeverisë tha se jemi në fazën e dytë të  këtij projekti, në atë të nënshkrimit.

“Jemi në fazën e dytë të këtij projekti, në fazën e nënshkrimit. Është një program kompleks ku të dyja palët do të ndajnë punët dje do të arrijnë të jenë një nga shembujt kuptimplotë të këtij programi. Ndërtimi do të nisë në zonën e Laçit.”Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentin Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull.  E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama.

Ministri turk tha që shpreson se që brenda janarit të na dorëzohet trualli për ndërtimin e 500 shtëpive!

Ju kam sjellë përshëndetjet e përzemërta të Presidentit Erdogan. Ne i ndodhemi sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta. Më pas presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të Janarit autoritetet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare. Ne do firmosim protokollin e parë për realizimin e këtij projekti dhe jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë edhe në çështje të tjera. Ato që ne kemi bërë deri tani do vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve”, tha ministri turk.

Ditën e djeshme ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u takua me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum. Ahmetaj u shpreh se qeveria e Turqisë do të ndërtojë 500 shtëpi në zonën e Lezhës,  të cilat u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimit nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë, Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama marreveshja per ndertimin e 500 banesave murat kurum edi rama marreveshja per ndertimin e 500 banesave murat kurum

Sondazh

Poll