Politike

Ina Zhupa nxjerr shifrat: Bashkia Tiranë ka harxhuar 273 milionë lekë për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019 (Dokum

11 Janar 2020, 12:35 Nga DOSJA
Ina Zhupa nxjerr shifrat: Bashkia Tiranë ka harxhuar 273 milionë

Tiranë- Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Bashkia e Tiranës ka harxhuar 273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019.

“Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar: Me shumë para sesa parashikohen për projektet per rinine ne 2020- vetem 150 milion lek. Me shume para sesa parashikohen për projektet per grate ne 2020-vetem 100 milion lek. Me shume para sesa parashikohen per qytetaret me semundje apo paaftesi- vetem 156 milion leke!”, shprehet Ina Zhupa në një postim në Facebook, teksa nxjerr edhe dokumentet e shpenzimeve të udhëtimeve.

Denoncimi: 

Bashkia e Veliajt ka harxhuar 273 milion lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019! Rreth 19 mije euro çdo muaj shpenzime!

Ja ku kanë shkuar paratë tona për 2019, tek udhëtimet e Veliajt dhe të tijeve nepër botë. Pa llogaritur ketu faturat nga 900 euro nata që ja u paguajne oligarkët që marrin tenderat ne bashki.

Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar: Me shumë para sesa parashikohen për projektet per rinine ne 2020- vetem 150 milion lek. Me shume para sesa parashikohen për projektet per grate ne 2020-vetem 100 milion lek. Me shume para sesa parashikohen per qytetaret me semundje apo paaftesi- vetem 156 milion leke!

Veliaj që del cdo dite ne tv sikur është në Tiranë, biles edhe në muajn e pushimeve verore, udhëton me shumë edhe se institucioni i Presidentit të Republikes që është institucioni që duhet të na perfaqesoj jashtë vendit!

Po a ju kemi parë hajrin ketu udhëtimeve? A kemi marr fonde, financime për Tiranen? A ka donacione apo ekspertize për Tiranen? Asgjë nga keto, ne kemi parë vetem çmime imagjinare nëpër botë dhe që shoqerohen vetem me buzeqeshje video selfie qe ben kryetari i emëruar i bashkise Tiranë .

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia tiranë 273 milionë lekë shpenzime ina zhupa bashkia tiranë 273 milionë lekë shpenzime ina zhupa

Sondazh

Poll