Politike

Deportimi i Çelik, Lleshaj: Ishte në paligjshmëri, s’ka kërkuar azil. Sfidoj avokatët e tij të më tregojnë dokumen

10 Janar 2020, 21:31 Nga DOSJA
Deportimi i Çelik, Lleshaj: Ishte në paligjshmëri, s’ka

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për herë të parë në lidhje me deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik. I ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Kapital”, në Vizion Plus, Lleshaj u shpreh se Çelik nuk ka dorëzuar ansjë dokument zyrtar të dorëzuar tek autoritetet për të përfituar azil politik.

Më tej ministri sfidoi dhe avokatët e Çelik që ta provojnë diçka të tillë në gjykatë, pasi u shpreh i bindur se nuk ka pasur ansjë kërkesë zyrtare.

Jam informuar për këtë rast nga media sepse policia nuk merr leje tek ministri për të vepruar. Pastaj jam interesuar dhe kam parë që rasti është qartësisht i amplifikuar nga media. Ai ka qenë në kushtet e paligjshmërisë së plotë. Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që ai ka aplikuar për azil. Avokatët e tij, për fat të mirë Shqipëria është një vend i lirë ku ka gjykata, dhe mund ta provojnë këtë. Kërkesat për azil nuk janë verbale, por janë të shkruara. Ka jo një, jo dy, jo 10, jo 100, por mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga shtetet e tjera për arsye të ndryshme.”, tha Lleshaj.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin. Ditë më vonë u zbuluan dhe detaje të reja dhe një video ku Çelik bërtiste “Azil, aziiil”, e dukej se nuk ishte dakord me dërgimin në Turqi. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deportimi i çelik dosja gylenisti harun çelik sander lleshaj deportimi i çelik dosja gylenisti harun çelik sander lleshaj

Sondazh

Poll