Aktualitet

Gruaja e Gjiknurit: Pas takimit me Guru-në kam zbuluar se kemi cilësitë e Zotit, ne nuk e njohim veten tonë

12 Mars 2019, 07:22 Nga DOSJA
Gruaja e Gjiknurit: Pas takimit me Guru-në kam zbuluar se kemi

Tiranë- Të  besosh apo jo te Guru-të? Kjo është një temë që jo pak herë ngjall debat. Së fundmi bashkëshortja e ish-ministrit Damian Gjiknuri, Rovena Agolli ka rrëfyer për  besimin e saj te Guru-të.  Kur në vitin 2018 erdhi në Tiranë, Guru-ja Paramahamsa Vishwandanda ajo ishte edhe një ndër personat që e priti në aeroport.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ajo u shpreh se prej se tek ky besim po njeh akoma më shumë edhe veten. Agolli theksoi se njeriu është një miniaturë e Zotit që mbart të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla.

Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë.

Ajo tregoi  se numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohen gjithnjë e më shumë.

Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi. 

Video marrë nga “Opinion.al”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet damian gjiknuri guru-ja paramahamsa vishwandanda rovana agolli damian gjiknuri guru-ja paramahamsa vishwandanda rovana agolli

Sondazh

Poll