Politike

"S'ka ndodhur më parë të arrestohet një person i lidhur me pushtetin"/ Rama: Drejtësinë që nuk do t'ja dijë kush është në qeveri e kemi bërë ne!

Kreu i qeverisë thotë se drejtësia e pavarur sot sipas tij është një atribut i Partisë Socialiste. Rama thotë se nuk ka ndodhur kurrë më parë që të arrestohej një person që ishte i lidhur me pushtetin, ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit.

28 Shkurt 2025, 17:19 Nga B.Z
"S'ka ndodhur më parë të arrestohet një person i
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të premte një takim me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, Rama u ndal edhe te Reforma në Drejtësi. Kreu i qeverisë thotë se drejtësia e pavarur sot sipas tij është një atribut i Partisë Socialiste. Rama thotë se nuk ka ndodhur kurrë më parë që të arrestohej një person që ishte i lidhur me pushtetin, ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit.

Rama thotë se drejtësinë që 'nuk t'ja dijë se kush është në qeveri' por godet këdo që shkel ligjin, e ka bërë Partia Socialiste.

"Sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë ne pse ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin tonë përfshihen në hetime. Por këtë e kemi bërë ne me vetëdije të plotë, se po të mos e kishim bërë ne do të duhet të na tregonin se kur ka ndodhur përpara kjo. Unë nuk di për veten time, dhe kam prit që ndonjë historian të më thotë e ke gabim, por s'ka ndodhur. Që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën në drejtësi të jetë kapur ndonjë person publik nga një prokuror dhe një gjykatës i pavarur dhe të jetë bërë hetimi dhe të jetë bërë dënimi, duke qënë ky person i lidhur me ata që janë në qeveri. Flas për një drejtësi që nuk do të dij kush është në qeveri. Këtë e kemi bërë ne",- u shpreh Rama.

edi rama reforme ne drejtesi

Sondazh

Poll