Politike

Një nga biznesmenët në dosjen e Veliajt, Sokol Kryeziu paraqitet në GJKKO për seancën e verifikimit të masës "detyrim paraqitje"

Biznesmeni ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

28 Shkurt 2025, 14:30 Nga r.ll
Një nga biznesmenët në dosjen e Veliajt, Sokol Kryeziu paraqitet
sokol kryeziu

TIRANË- Biznesmeni Sokol Kryeziu është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën e verifikimit të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.  Kryeziu dyshohet se ka kryer “korrupsion aktiv” në dosjen hetimore të SPAK për kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Biznesmeni ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Në seancën e 12 shkurtit, GJKKO i la në fuqi masat e sigurisë "detyrim paraqitje" për biznesmenët Sokol Kryeziu, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Biznesmeni Elman Bule dhe kryebashkiaku Veliaj u lanë në burg. Ndërkohë për Ajola Xoxën, u ndryshua masa nga "arrest shtëpie" në detyrim paraqitje. 

Arrestimi i Veliajt

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

sokol kryeziu spak gjkko

Sondazh

Poll