28 Shkurt 2025, 16:18
Nga B.Z
Sokol Kryeziu
TIRANË - Gjykata e Posaçme i ka konfirmuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" biznesmenit Sokol Kryeziu i cili akuzohet si i përfshirë në dosjen e kryebashkiakut Veliaj. Sipas vendimit të Gjykatës Kryeziu do të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14.45.
Kryeziu u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën e verifikimit të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij, pasi ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK.
Kryeziu dyshohet se ka kryer “korrupsion aktiv” në dosjen hetimore të SPAK për kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në seancën e 12 shkurtit, GJKKO i la në fuqi masat e sigurisë "detyrim paraqitje" për biznesmenët Sokol Kryeziu, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Biznesmeni Elman Bule dhe kryebashkiaku Veliaj u lanë në burg. Ndërkohë për Ajola Xoxën, u ndryshua masa nga "arrest shtëpie" në detyrim paraqitje.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 26.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Sokol Kryeziu me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 24, datë 28.02.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Sokol Kryeziu, me vendimin Nr.7, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:
2. Urdhërohet personi nën hetim Sokol Kryeziu, që të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14.45
3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Arrestimi i Veliajt
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
sokol kryeziu erion veliaj spak gjkko
Politike
28 Shkurt 2025, 14:46
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar sot masakrën në Likoshan dhe Qirez pas sulmit të forcave serb...
Politike
28 Shkurt 2025, 14:30
r.ll
sokol kryeziu
TIRANË- Biznesmeni Sokol Kryeziu është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seanc&eum...
Politike
28 Shkurt 2025, 14:17
N.F
Kurti
KOSOVË- Zyra e Kryeministrit i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kër...
Politike
28 Shkurt 2025, 14:00
N.F
Arjan Ndoja
TIRANË-Këshilli i Lartë të Prokurorisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar mbarimin e statusit të prokur...
Politike
28 Shkurt 2025, 13:29
r.ll
alqi bllako
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-deputetit socialist, Alqli Ballko për veprën p...
Politike
28 Shkurt 2025, 13:25
r.ll
konferenca e berishes
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se sot kemi një qeveri ku kryeministri i saj cilësohet si kukulla e Xh...
Politike
28 Shkurt 2025, 13:13
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur sërish sot se të pajtohesh me një prokurori poli...
Politike
28 Shkurt 2025, 13:08
N.F
Memorial
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezi...
Politike
28 Shkurt 2025, 13:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u pyet në konferencë nga gazetarët lidhur me formimin e një koalicioni ...
Politike
28 Shkurt 2025, 12:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet pë...