Politike

Do të marrë pjesë në primaret e PD-së në Durrës, KLP miraton mbarimin e statusit si prokuror për Arjan Ndojan

KLP-ja miratoi kërkesën e Ndojas pasi ai kërkoi mbarimin e statusit si prokuror për tu angazhuar në politikë.

28 Shkurt 2025, 14:00 Nga N.F
Do të marrë pjesë në primaret e PD-së në
Arjan Ndoja

TIRANË-Këshilli i Lartë të Prokurorisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar mbarimin e statusit të prokurorit të Arjan Ndojas. KLP-ja miratoi kërkesën e Ndojas pasi ai kërkoi mbarimin e statusit si prokuror për tu angazhuar në politikë. Ndoja është regjistruar në listat e primareve të PD-së në Durrës. Zgjedhjet e primareve në PD do të mbahen nesër, më 1 mars ku do të dalë dhe lista e plotë për 11 majin.

Ndoja i shpëtoi një atentati në vitin 2019 në Shkozet. Nga të shtënat ndaj makinës së tij ndërroi jetë shoferi i tij. Në makinë Ndoja po udhëtonte me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Shijakut dhe me shoferin Andi Maloku i cili mbeti i vdekur.

arjan ndoja

Sondazh

Poll