Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Votim dhe numërim elektronik vetëm në Bashkinë Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë, dakordësohet PD

Komisioni Rregullator po zhvillon mbledhje sot ku po shqyrtohet projektvendimi “Për përdorimin e pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit në zgjedhjet për Kuvend 2025”.

28 Shkurt 2025, 16:46 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Votim dhe numërim elektronik vetëm në
Mbledhja

TIRANA- Komisioni Qendror i Zedhjeve nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Bëhet me dije se ky model do të aplikohet vetëm në dy zona, aty ku ka dhënë dakordësi edhe Partia Demokratike.

Mësohet se përmes pajisjeve elektronike do të votohet në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Bëhet me dije gjithashtu se mbledhja e Komisionit Rregullator është ndërprerë deri në një përgjigje nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

kqz

Sondazh

Poll