Politike

27 vite nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit, Osmani: Dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë! Amaneti i martirëve na shtynë të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë

Osmani shtoi se masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin e Kosovës, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme.

28 Shkurt 2025, 13:08 Nga N.F
27 vite nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit, Osmani: Dëshmi e brutalitetit
Memorial

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit. Osmani shkruan se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviçit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror duke vrarë 24 persona. Presidentja thekson se vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës ndaj në këtë 27-vjetor nderojnë me respekt të thellë. 

Osmani shtoi se masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin e Kosovës, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme. Ajo thekson se kujtimi për martirët mbetet i gjallë ndërsa amaneti i tyre i shtynë ata të vazhdojnë kërkimin e drejtësisë.

"Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, në vatrën e rezistencës, në Drenicë. Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri.

Masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme. Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë!" thuhet në reagimin. 

Forcat serbe vranë dhe masakruan edhe 24 qytetarë civilë, e gjithë kjo në shenjë hakmarrjeje ndaj UÇK-së, e cila në mbrëmjen e asaj nate, kishte organizuar një sulm ndaj ushtrisë serbe. Si pasojë e sulmit, katër policë serbë humbën jetën.

27 vite nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit, Osmani: Dëshmi e brutalitetit

vjosa osmani 27 vite nga masakra e likoshanit dhe qirezit

Sondazh

Poll