28 Shkurt 2025, 09:50
Nga N.F
Pallati ku ndodhi ngjarja
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Ryyan Alwan në Tiranë. Trupi i pajetë i palestinezes u gjet ditën e djeshme në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ndërsa autori i dyshuar është partneri i saj 49-vjeçari, Fadi Alwan.
Çifti palestinez mësohet se jetonin në Gjermani. Në vendin tonë ata kanë mbërritur më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.
Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Dyshohet se 49-vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë.
Pas vrasjes ai e ka mbuluar trupin e pajetë me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë. Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Një tjetër fakt që ka ngritur dyshime është se 49-vjeçari kur ka prenotuar banesën ku ka pranuar të japë asnjë mjet identifikimi.
vrasja e 24-vjeçares palestineze në tiranë
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 09:39
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Pavlin Preka e regjistruar ...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 09:21
r.ll
bujar spahiu
TIRANË- Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjëro...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 09:13
r.ll
foto ilustruese
KAKAVIJË- Përveç pikës kufitare të Kakavijës, të bllokuara përkohësisht ditën e sotme d...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:55
r.ll
pamje nga rreshqitja e gureve
VLORË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Sipas raportimeve nj&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:40
r.ll
mjegulla
KORÇË- Mjegulla e dendur ka pushtuar sot aksin rrugor nacional Korçë- Maliq dhe rrugën që të çon n&...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:21
r.ll
kakavije
KAKAVIJË - Pika kufitare e Kakavijës do të jetë përkohësisht e bllokuar sot për shkak të protest...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në&nbs...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. ...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 22:15
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur dhjetëra ma...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 22:06
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar se si operoi koncesionari i inceneratorit të Tiranës drejtuar nga Mirel Mërtiri dhe Klod...