28 Shkurt 2025, 10:25
Nga r.ll
Foto ilustruese
PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikojë të dhëna të reja lidhur me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike. Sipas përditësimit të fundit të bërë mëngjesin e 28 shkurtit, nga 93.02 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 80.75 për qind apo 10.898 vota.
Radhitja vijon me Partinë Demokratike të Kosovës me 1.010 vota apo 7.48 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar katër vota më pak se PDK-ja, përkatësisht 1.006 apo 7.45 për qind të votave. Ndërkaq, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.93 për qind apo 260 vota.
Numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit ka nisur pasditen e 26 shkurtit. Për herë të parë, Kosova organizoi votim fizik të pjesëtarëve të diasporës në përfaqësitë diplomatike të vendit në botë.
Votimet e 8 shkurtit u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës. Pjesëtarja ishte e lartë, përkatësisht votuan 73.56 për qind të votuesve apo 15.552 persona. Për votime në përfaqësi diplomatike ishin regjistruar 20.324 votues. Diaspora ka pasur mundësi të votojë edhe përmes postës.
Por, ato vota, së bashku me votat me kusht brenda Kosovës dhe votat e personave me nevoja të veçanta do të nisin të numërohen në ditët në vijim, pasi të jenë skanuar listat përfundimtare të votuesve të 9 shkurtit, në mënyrë që të shmangen rastet e votimeve të dyfishta.
Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind./REL
zgjedhjet ne kosove
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 09:50
N.F
Pallati ku ndodhi ngjarja
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestinez...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 09:39
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Pavlin Preka e regjistruar ...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 09:21
r.ll
bujar spahiu
TIRANË- Nesër do të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë do të agjëro...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 09:13
r.ll
foto ilustruese
KAKAVIJË- Përveç pikës kufitare të Kakavijës, të bllokuara përkohësisht ditën e sotme d...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:55
r.ll
pamje nga rreshqitja e gureve
VLORË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Sipas raportimeve nj&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:40
r.ll
mjegulla
KORÇË- Mjegulla e dendur ka pushtuar sot aksin rrugor nacional Korçë- Maliq dhe rrugën që të çon n&...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:21
r.ll
kakavije
KAKAVIJË - Pika kufitare e Kakavijës do të jetë përkohësisht e bllokuar sot për shkak të protest...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në&nbs...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. ...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 22:15
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur dhjetëra ma...