28 Shkurt 2025, 09:13
Nga r.ll
foto ilustruese
KAKAVIJË- Përveç pikës kufitare të Kakavijës, të bllokuara përkohësisht ditën e sotme do të jenë edhe doganat e Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet.
Policia njoftoi dje se për shkak të protestave në Greqi, doganierët e palës greke kanë pezulluar punën për të zhvilluar grevë. Si pasojë nga ora 07:00 deri në orën 23:00 do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).
Policia Kufitare bëri apel për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot - Sarandë dhe PKK Tre Urat - Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.
Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).
Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.
protesta ne greqi kakavije
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:55
r.ll
pamje nga rreshqitja e gureve
VLORË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Sipas raportimeve nj&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:40
r.ll
mjegulla
KORÇË- Mjegulla e dendur ka pushtuar sot aksin rrugor nacional Korçë- Maliq dhe rrugën që të çon n&...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:21
r.ll
kakavije
KAKAVIJË - Pika kufitare e Kakavijës do të jetë përkohësisht e bllokuar sot për shkak të protest...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 08:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në&nbs...
Aktualitet
28 Shkurt 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. ...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 22:15
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur dhjetëra ma...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 22:06
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar se si operoi koncesionari i inceneratorit të Tiranës drejtuar nga Mirel Mërtiri dhe Klod...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 21:35
E. D
Ilir Muçmata
ANGLI- Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, pasi akuzohet për kultivimin e lë...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 21:24
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Agimi, 14 vjeç, po lufton çdo ditë me dhimbje të forta dhe një deformim të shtyllës k...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 21:20
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori Gaz Paja. Lala e...