Aktualitet

Moti i keq/ Aksi rrugor Kuç-Qeparo bllokohet nga rënia e gurëve, rikthehet qarkullimi normalisht pas më shumë se një ore

Pas zhbllokimit të rrugës në këtë zonë u vendos edhe një patrullë policie për monitorimin e situatës.

28 Shkurt 2025, 08:55 Nga r.ll
Moti i keq/ Aksi rrugor Kuç-Qeparo bllokohet nga rënia e
pamje nga rreshqitja e gureve

VLORË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Sipas raportimeve një masiv gurësh ka rënë nga mali duke bllokuar këtë aks rrugor.

Ndërkohë pak më shumë se një ore, është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë së Himarës si dhe zjarrëfikësit për largimin e gurëve nga rruga, e cila u bë e kalueshme.

Pas zhbllokimit të rrugës në këtë zonë u vendos edhe një patrullë policie për monitorimin e situatës.

aksi kuc-qeparo

Sondazh

Poll