Politike

Ankimimi nga Qëndresa Qytetare/ KAS: Celibashi nuk duhej të kishte lejuar takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë në shesh

Vendimi në fjalë u votua nga 5 anëtarët e KAS. 

27 Shkurt 2025, 18:15 Nga M.B
Ankimimi nga Qëndresa Qytetare/ KAS: Celibashi nuk duhej të kishte
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

TIRANA- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Vendimi në fjalë u votua nga 5 anëtarët e KAS. 

KAS gjeti se aktiviteti i 20 shkurtit 2025 i zhvilluar në orën 16:30 ishte “i ndryshëm nga ai që u raportua në KQZ”. Komisioni prishi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që pati rrëzuar ankimin e “Qëndresës Qytetare” për bllokim të mitingut dhe kërkoi që rasti të rishqyrtohej. Ilirjan Celibashi e kishte cilësuar takimin e Ramës si komform ligjit zgjedhor vetëm 4 orë para se mbledhja në shesh të ndodhte.

Pas kësaj, Qëndresa Qytetare e ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Qëndresa Qytetare argumentonte se aktiviteti duhet të ishte raportuar qartë në KQZ, pasi zhvillohet brenda periudhës katërmujore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për raportimin e veprimtarive publike.

komisioni i ankesave dhe sanksioneve

Sondazh

Poll