LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI/ Polici la të lirë shokun që akuzohej për përdhunim, blutë e Durrësit u vunë në lëvizje për të zbuluar ‘s

10 Janar 2020, 16:06 Nga DOSJA
SKANDALI/ Polici la të lirë shokun që akuzohej për

TIRANË- Pjesë e të arrestuarve të operacionit “Abuzuesit”, ku u arrestuan 17 zyrtarë në Durrës, Shijak e Manëz, rezulton se është edhe specialisti i Krimeve, nën/komisar, Ermand Petova, i cili përveçse akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtime pa leje, nuk ka kryer veprimet ligjore për arrestimin e një shtetasi që kërkohet për përdhunim. Dosja.al ka mësuar se më 9 nëntor 2019, Petova, ka referuar materialet hetimore në ngarkim të Sami Hoxhës, një shtetas i akuzuar nga gruaja V.J., se kishte kryer marrëdhënie seksuale me forcë në makinën e tij. Prokuroria ka nisur hetimet, duke ngarkuar specialistin të ndjekë rastin, për të bërë arrestimin e personit të akuzuar për këtë ngjarje. Sami Hoxha është shpallur më 5 nëntor 2019 në kërkim, me kartelën ngjyrë “rozë”. Për të bërë kapjen e tij, Petova ka raportuar se ka shkuar për kontroll në banesën e të akuzuarit, por nuk e ka gjetur atje. Ndërsa sipas verifikimeve, nga data 6 deri më 8 nëntor, Sami Hoxha dhe Ermand Petova, kanë biseduar me njëri-tjetrin në telefon, për shkak të njohjes mes tyre. 

“Më datë 5 nëntor, nga ana e specialistit të krimeve të rënda janë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit për shtetasin S., i datëlindjes 25 shtator 1987, banues në fshatin Rr., sepse më datë 3 nëntor 2019 ka bërë një kallëzim penal shtetësja me inicialet V., pasi në fshatin Rrotull është përdhunuar nga S. Më 5 nëntor 2019, ky shtetas është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura. Specialisti i krimeve E., ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit S., dhe nuk e ka gjetur atë në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Sipas verifikimeve, në këto data shihet se polici ka informacion se Sami Hoxha, në fakt është në shtëpinë e tij, por nuk kryen arrestimin e tij. Prokurori i çështjes, ka kërkuar të provohet fakti i përdhunimit, por njohja e policit me Hoxhën, nuk ka dhënë efekt për gruan që denoncoi se ishte përdhunuar. Për këtë ngjarje, rezulton se ka qenë i përfshirë dhe në dijeni edhe polici SPZ në Manëz, Petrit Neziri.

Por Petova duket se nuk e ka patur fort për zemër ndjekjen e çdo denoncimi që i ngarkohej për të ndjekur. Më 10 nëntor 2019, ky specialist ka marrë në dorëzim një denoncim për vjedhjen e një dyqani në fshatin Rrotull. Megjithëse për këtë ngjarje, ka patur dijeni Shefi i Stacionit, Sami Xhafaj, SPZ, Petrit Neziri, oficeri nuk ka referuar asnjë person në prokurori.Në datë 5 nëntor 2019, shtetasi T ka njoftuar punonjësin e policisë, Petrit Neziri dhe ky i fundit ka njoftuar shtetasin S., për vjedhjen e dy banesave të shtetasit C., dhe motrës së tij që janë emigrantë në Itali. Pas verifikimeve në vend, punonjësit e policisë Petrit dhe Samiu nuk kanë kryer veprimet proceduriale për dokumentimin e ngjarjes, pavarësisht se rezultonte që në shtëpi ishte kthyer në Shqipëri. Ata kanë deklaruar se e kishin të pamundur të kryenin procedurat për shkak se nuk kishin çelsat e banesave”, thuhet në dosjen e Prokurorisë”,-thuhet në raport.

Ndërkohë që një tjetër ngjarje që rëndon mbi policët e arrestuar është edhe fakti se më 9 nëntor, përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, është denoncuar ndërtimi i një godine në fshatin Shetaj dhe pasi kanë marrë denoncimin, nga operatorët, specialistët e krimeve nuk kanë kryer detyrën, por kanë marrë kamerat e sigurisë për të gjetur, kush ishte spiuni në fshatin Shetaj.

Operacioni i koduar “Abuzuesit” u finalizua mbrëmë në Durrës, pas hetimit tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit. 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa 1 person është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është pezulluar nga detyra.  Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesit ermand petova sami hoxha shçba operacion ne durres abuzuesit ermand petova sami hoxha shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2020, 16:02

GREQI– Nëntë të burgosur kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje të ashpër në burgun Avlonas në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se sherri ka nisur mes d...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë