Politike

"Këto zgjedhje janë themelore për historinë e Shqipërisë!" Rama: Kemi bërë çmos për të rritur mbështetjen për bujqit dhe fermerë

Ai shtoi se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste është dyfishuar numri i bizneseve. 

27 Shkurt 2025, 17:40 Nga M.B
"Këto zgjedhje janë themelore për historinë e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat në njësitë 8, 9 dhe 11. Rama tha se integrimi në Bashkimin Evropian do të sjellë përfitimet për të gjithë sektorët e ekonomisë dhe se vota e 11 majit, është vota për ecurinë drejtë Europës. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste është dyfishuar numri i bizneseve. 

“Nëse ne kemi bërë çmos për të rritur mbështetjen për bujqit dhe fermerë, mundësitë për ta me hyrjen në BE shumëfishohen. Fondet e BE janë të pagjetshme dhe të pasigurueshme askund tjetër, nëse nuk je anëtar i asaj familjeje. Është njësoj si të hysh nuse apo dhëndër në një familje të madhe, mbasi ke qenë jetim. Ky është 11 maji për fëmijët tanë, për të gjitha ata që janë sot aktivë, sepse na duhet 2026 dhe 2027 për të hyrë në BE. 

Dyfishuam numrin e bizneseve. Erdhëm në ditën nga 50% e miletit nuk e paguanin dhe e vishnin, sot jemi 100% arkëtime. Jemi të vetmit në rajon, që ulim çmimin e energjisë. Këto janë zgjedhjet themelore për historinë e Shqipërisë sepse për herë të parë në historinë tonë na është hapur një dritare e një mundësie, që deri ca vite më parë dukej e pamundur. Mundësia që brenda pak më shumë se dy vitesh, ne të mbyllim të gjithë procesin e BE dhe praktikisht të hapim derën për të hyrë në BE dhe pastaj nga 2028-29  të marrim aprovimin nga 27 vendet anëtare dritën jeshile si anëtarë të BE. Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas 1912”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll