Politike

"I kemi hequr pushtetit politik duart nga drejtësia "/ Rama: Shpatën ja dha PS-ja, por i duhet peshorja dhe sytë e mbuluar

Rama thotë se PS i ka hequr pushtetit politik duart nga drejtësia, dhe kjo sipas tij është bërë me qëllim që drejtësia e pavarur të luftojë me hajdutët edhe brenda kësja force politike.

27 Shkurt 2025, 17:41 Nga B.Z
"I kemi hequr pushtetit politik duart nga drejtësia "/ Rama:
Edi Rama

TIRANË - Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të Tiranë u ndal edhe puna e Partisë Socialiste gjatë këtyre viteve si dhe te drejtësia e pavarur. Kreu i qeverisë u shpreh se PS sipas tij ka mbajtur premtimet që ka bërë, ndërsa thotë se një ndër gjërat për të cilat kjo forcë politike është krenare është pikërisht lufta kundër korrupsionit. 

Rama thotë se PS i ka hequr pushtetit politik duart nga drejtësia, dhe kjo sipas tij është bërë me qëllim që drejtësia e pavarur të luftojë me hajdutët edhe brenda kësaj force politike. Rama shton se drejtësia tashmë përveç pavarësisë duhet t’i peshojë mirë faktet dhe rastet dhe duhet të gjykojë pavarësisht statusit social të personave.

Rama: Ne jemi partia politike, e para forcë me pushtet në Shqipëri që i kemi heq pushtetit politik duart nga drejtësia, sepse kemi dashur që më në fund Shqipëria të futet në sprovën e një drejtësie të pavarur që nuk e ka pasur kurrë dhe që të kemi një drejtësi të pavarur që të luftojë me hajdutët edhe brenda nesh. Qëllimi jonë nuk ka qenë asnjëherë se si të mbajmë pushtetin dhe si të mbulojmë njëri tjetrin dhe të përsërisim me fytyra të tjera të njëjtën histori. Qëllimi jonë të bëjmë histori duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe t’i japim shans brezave që vijnë mbrapa të kenë një drejtësi ta pavarur.

Nuk ka patur kurrë që një njeri me pushtet të hetohet e të gjykohet e lërë më pastaj të behet telenovelë në të gjitha mediat edhe të linçohet në një rast pa gjyq duke qenë i zgjedhur. Në këtë proces ka gjëra që nuk shkojnë fare po ne 5 vjet kemi shtrënguar dhëmbët dhe kemi mbyll gojën sepse. Drejtësia duhet të jetë e verbër në kuptimin kush është më i gjatë e kush është më i shkurtër kush e ka statusin social më të lartë, kush është akuzuesi e kush është i akuzuar. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe në peshore vihen provat. Shpatën sot drejtësia e ka sepse në ia dhamë. Ne nuk kemi shpatë, drejtësia ka shpatë, por duhet edhe peshorja duhen edhe sytë e mbuluar.

 

edi rama ps drejtesi

Sondazh

Poll