Aktualitet

EMRAT/ Hodhën në treg 21 ton mandarina me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg 3 të arrestuarit

Në burg është lënë fermeri Elton Tafa, grumbulluesin Arben Dyli, dhe inspektorin Elson Tahiraj.

27 Shkurt 2025, 17:13 Nga B.Z
EMRAT/ Hodhën në treg 21 ton mandarina me pesticide, Gjykata e Beratit
Foto ilustruese

BERAT - Gjykata e Beratit ka lënë në burg tre të arrestuarit për skandalin e mandarinave me pesticide që u raportua një ditë më parë. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura, dhe në përfundim të saj është caktuar arrest me burg për fermerin Elton Tafa, grumbulluesin Arben Dyli, dhe inspektorin Elson Tahiraj.

Tre personat e lartpërmendur u arrestuan nga policia në Berat për tregtimin e 10 tonëve mandarina që pas eksportimit në Kroaci, u kthyen mbrapsht për shkak se rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidi.

Sipas prokurorisë thuhet se fermeri Elton Tafa ka shitur te Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 21 tonësh mandarina të cilat më pas ai i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart te pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Sasia e mandarinave është kthyer sërish në vendin tonë dhe dyshohet se pas kthimit, Dyli i ka hedhur sërish në treg duke mos i asgjësuar.

Dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtoris Rajonale të Veterinaris dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar çertifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Prokuroria theksoi se Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”. 

skandal mandarina elton tafa arben dyli elson tahiraj

Sondazh

Poll