Aktualitet

EMRI/ Ngjarja në Shkodër, identifikohet viktima, u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë nga familjarët

Ngjarja ndodhi në fshatin "Guci e Re", ku 20-vjeçari është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë nga familjarët. Policia bën me dije se i riu është qëlluar për vdekje me armë zjarri. 

27 Shkurt 2025, 15:43 Nga B.Z
EMRI/ Ngjarja në Shkodër, identifikohet viktima, u gjet i vdekur
Foto ilustruese

SHKODËR - Paulin Preka 20-vjeç, është i riu që u gjet pa shenja jete mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në fshatin "Guci e Re", ku 20-vjeçari është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë nga familjarët. Policia bën me dije se i riu është qëlluar për vdekje me armë zjarri. 

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndëkrohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

vrasje shkode

Sondazh

Poll