Aktualitet

Sherr me grushte mes vajzave në Tiranë, shpallet në kërkim 38-vjeçarja

Policia gjithashtu bën të ditur se konflikti mes dy vajzave ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijon puna për kapjen e të dyshuarës.

27 Shkurt 2025, 16:55 Nga E. D
Sherr me grushte mes vajzave në Tiranë, shpallet në kërkim
foto ilustruese

TIRANË- Një 38-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një vajzë tjetër. Policia gjithashtu bën të ditur se konflikti mes dy vajzave ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijon puna për kapjen e të dyshuarës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases E. Xh, 38 vjeçe, pasi ka goditur me grusht një 26-vjeçare, për motive të dobëta. Punohet për kapjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  

policia e tiranes

Sondazh

Poll