Aktualitet

“Është rritur me halle! Rrinte me bagëti në Dukagjin!" Xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: S’ka pasur probleme me askënd

Ai thekson se gjendja ekonomike e familjes ishte modeste, por e mjaftueshme për të siguruar jetesën.

27 Shkurt 2025, 16:56 Nga M.B
“Është rritur me halle! Rrinte me bagëti në
Xhaxhai

SHKODRA- 78-vjeçari Prek Preka, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të vrarë në fshatin Guci e Re, ka folur për mediat. Ai ka shprehur tronditjen e familjes pas krimit. Sipas tij, Pavlini jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, ku familja e tij merrej me bagëti. Ai thekson se gjendja ekonomike e familjes ishte modeste, por e mjaftueshme për të siguruar jetesën.

“Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që e mora vesh. Nuk e di që nipi kishte probleme me kënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë. Policia e di vetë punën e saj për ta zbardhur ngjarjen,” tha xhaxhai.

shkodra

Sondazh

Poll