26 Shkurt 2025, 18:40
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, u shpreh se në diktaturë votohej por nga frika vota shkonte mbi 90 përqind për diktatorin. Berisha gjithashtu u shpreh se zgjedhjet ishin farsë, por edhe sot Edi Rama zgjedhjet i ka shndërruar në farsë. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Edi Rama zgjedhjet i mori me banda, me kriminelë dhe terroristë të vërtetë elektoralë.
"Në diktaturë votohej, siç e dini ju, por nga frika vota shkonte në 90 e sa përqind për diktatorin. Zgjedhjet ishin farsë. Edhe sot zgjedhjet ky i shndërroi në farsë. Zgjedhjet ky i mori me banda, me kriminelë, i mori me patronazhistët, terroristë të vërtetë elektoralë. Paguhen me paratë e taksapaguesve për të qenë shërbëtorë të qytetarëve, dhe bëhen skellvër të regjimit.
Zgjedhjet i mori me përdorimin e dhjetëra, qindra milionëve. Pra, edhe ky diktatori i sotëm e ktheu zgjedhjet në farsë. Atëherë dilnin me daulle. Ditën e votimit, ditë feste. Qe e tmerrshme. Tani, vijnë dhe thonë: votimi ishte i qetë. Vota këtu vdes para se të hyjë në kuti të votimit. Kjo është e vërteta. Kjo është formë e diktaturës kjo lloj diktature.
Këto ditë, ky hipokrit që nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë, asnjë kriter për bazë, kujtoi dhe i kërkonte të falur familjes së të ndjerit Prof. Sami Repishti se kishte propozuar për dekorim ish-xhelatin e tij, Shyqyri Çoku. Mund t’i themi: mirë, por ti zotëri, pse nuk i kërkon të falur bashkëshortes së Havzi Nelës, fëmijëve dhe familjes së Havzi Nelës që u var në litar publikisht në sheshin e qytetit me firmën e babës tënd? Pse nuk e dënon këtë akt ti njëherë? Si mund të flasësh ti?
Në radhë të parë ti nise tek vetja. Po nuk e nis dot, se përkundrazi, u thua shqiptarëve se, ai ka qenë në anën e drejtë të historisë. Në cilën anën e drejtë të hsitorisë ka qenë diktatura gjakësore, më e egra pas luftës së Dytë Botërore që Europa ka njohur?
U ndala në këto momente për të paraqitur një krahasim, i cili sado që në dukje të duket i habitshëm, por në fakt është real. Ne, që kemi dëgjuar për vite e dekada Tvsh-në, ne shohim se atëherë ishte një, sot janë bërë 4-5 tv shqiptare, të cilat përdorin fuqinë si medium për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët shqiptarë, për t’i dëshpëruar ata," tha Berisha.
sali berisha
Politike
26 Shkurt 2025, 18:32
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka viju...
Politike
26 Shkurt 2025, 18:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të të përndjekurve polit...
Politike
26 Shkurt 2025, 18:15
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka viju...
Politike
26 Shkurt 2025, 18:11
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një minutë heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të vrar&eum...
Politike
26 Shkurt 2025, 18:07
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste tha se ...
Politike
26 Shkurt 2025, 18:01
M.B
TIRANË- Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, u shoqërua nga deba...
Politike
26 Shkurt 2025, 17:53
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të...
Politike
26 Shkurt 2025, 17:41
B.Z
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngje...
Politike
26 Shkurt 2025, 17:33
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Tiranë me strukturat socialiste është ndalur edhe te disa komente ng...
Politike
26 Shkurt 2025, 17:28
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të...