Aktualitet

EMRAT/ Plagosën rëndë një person me sende të forta, arrestohen 4 veta në Durrës, policia u gjen dhe kokainë

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e një prej autorëve, Qani Sulo u gjet një sasi lënde narkotike kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj 4 të arrestuarëve rendojnë veprat penale 'plagosje e rëndë me dashje' kryer në bashkëpunim.

26 Shkurt 2025, 14:51 Nga M.L
EMRAT/ Plagosën rëndë një person me sende të forta,
Policia

DURRËS- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi akuzohen për plagosjen e një personi me sende të forta. Besim Kërtusha, Dalip Kërtusha, Qani Sulo, Ardit Gjoka kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryerjen e kësaj vepre penale.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e një prej autorëve, Qani Sulo u gjet një sasi lënde narkotike kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj 4 të arrestuarëve rendojnë veprat penale 'plagosje e rëndë me dashje' kryer në bashkëpunim dhe materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë: 

DVP Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas në kërkim të cilët akuzohen për plagosjen e rëndë të një shtetasi, me sende të forta. Sekustrohet një sasi kokaine në banesën e njërit nga të arrestuarit. Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, për shtetasit: Besim Kërtusha 32 vjeç, Dalip Kërtusha 60 vjeç, Qani Sulo 28 vjeç dhe Ardit Gjoka 32 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., i cili është dëmtuar rëndë. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Q. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll