Art&Argëtim

Këngëtari shqiptar heq dorë nga muzika: Kam sakrifikuar shumë për të

11 Mars 2019, 16:37 Nga DOSJA
Këngëtari shqiptar heq dorë nga muzika: Kam sakrifikuar

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari në profilin e tij në Instagram, ku ka fshirë të gjitha postimet për të bërë vetëm një, atë të fundit, ku shkruan se po largohet nga muzika për disa kohë. Ai ka bashkëpunuar me këngëtarë të njohur shqiptar, por dje njoftoi edhe largimin nga shtëpia diskografike.

“Muzika – Gjëja që kam dashur që në fëmijëri. Kam sakrifikuar shumë për të, madje kam qëndruar larg familjes për të arritur ëndrrën time, pa e ditur nëse do mund ta realizoja. Megjithatë, mendoj që kam arritur në një pikë që kam dashur, të paktën deri sot, duke ju falenderuar të gjithë bashkëpunëtoreve të mi, atyre që më hapën shumë rruge dhe besuan në mua. Sot, kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund. Nuk jam shprehur kurrë kaq drejtpërdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj për pak kohë në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur rikthehem. Do shihemi shumë shpejt me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im. Falenderoj secilin nga ju që më keni dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar pavarësisht vështirësive që ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni të qëndroni me mua. I juaji SKERDI!!“- ka shkruar në postimin e tij këngëtari.

L.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz heq dore nga muzika skerdi ago heq dore nga muzika skerdi ago

Sondazh

Poll