Art&Argëtim

Gafa e FSHF-së, “bën” Etilda Gjonajn me mjekër (FOTO)

11 Mars 2019, 16:44 Nga DOSJA
Gafa e FSHF-së, “bën” Etilda Gjonajn me mjekër (FOTO)

TIRANË-  Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare organizoi sot tryezën “Siguri – Reformim – Modernizim”. Në këtë tryezë morën pjesë, Presidenti i FSHF Armand Duka, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe disa minisitra. Një prej ministreve që ishte e ftuar dhe kishte ermin në fletët prezantuese, ishte dhe Etilda Gjonaj, por nuk ishte e pranishme.

Vendin e saj e kishte zënë zv.ministri Toni Gogu, por organizuesit kishin harruar që të ndryshonin fletën në tryeze që e identifikonte atë. Nga fotot e shpërndara në Facebook nga FSHF, shihet se në vendin ku shënohet emri i Etilda Gjonaj, është ulur zëvendësi i saj, Toni Gogu.

Në këtë rast, FSHF ka bërë një gafë duke bërë ministren Gjonaj me mjekër, pasi zëvendësi i saj njihet për stilin e tij të veçantë të mbajtjes së mjekrës.

Kjo tryezë  zhvillohej për të folur për problemet e futbollit shqiptar ku gjithashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale etilda gjonaj gjonaj me mjeker mbledhja e fshf toni gogu etilda gjonaj gjonaj me mjeker mbledhja e fshf toni gogu

Sondazh

Poll