Politike

"Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit", Rama: Paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale nuk do t'i pranoj më

Rama tha se drejtësisë së pavarur përveç mbështetjes i duhen kërkuar dhe standarde që përkojnë edhe me ato juridike europiane.

26 Shkurt 2025, 09:47 Nga r.ll
"Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Rama ka shprehur sërish sot kritikat e tij për drejtësinë ku tha se nuk e kanë mbështetjen e tij kur shkelen të drejtat e njeriut.  Ai tha se hetimet në Universitetin e Bujqësorit janë nisur nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit dhe më pas kanë kaluar te SPAK. Rama shtoi se mbështet hetimet por jo paraburgimet dhe noterizimet që firmosen në GJKKO, sipas tij me një të rënë të lapsit. 

"I nderuar avokat e dini kush e ka nisur hetimin te UBT? Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ndodh që nëse një dege pranë meje i ka hyrë miza unë të ndal krasitjen. Por fakti se SHIK dhe policia kanë nisur një hetim që më pas ka kaluar te SPAK, flet për faktin që nuk kontrolloj insitutcionet. Une kam asgjë kundër hetimit, përkundrazi ti shkojnë deri në fund, por keto paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale, këto nuk i pranoj më dhe jam i bindur që shqiptarët që nuk janë të verbër mendojnë kështu. Për t'ju përgjigjur avokatit që më ka shkruar, Avokatura e Shtetit është entitet sovran nuk ka lidhje me kryeministrin dhe qeverinë. Kur një ankesë i drejtohet Strasburgut, Avokatura e Shtetit është e detyruar të mbrojë shtetin. Por kjo është fryma e shqiptarëve që Shqipërinë e duan vetëm për vete dhe janë gati ta shesin në çdo pazar të Europës.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll