Politike

"24 masat e sigurisë te UBT nuk kanë lidhje me drejtësinë europiane", Rama: Forcat speciale u futën në universitet si në fshatin e Corleones

Ai u shpreh se këto masat e sigurisë tronditën një universitet të tërë dhe marrëveshjen me universitetin e BOCU të Vienës.

26 Shkurt 2025, 09:32 Nga r.ll
"24 masat e sigurisë te UBT nuk kanë lidhje me
grupi i ps

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së tha se 24 masat e sigurisë të caktuara për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk kanë lidhje me standardet e drejtësisë europiane. 

Ai u shpreh se këto masat e sigurisë tronditën një universitet të tërë dhe marrëveshjen me universitetin e BOCU të Vienës. Duke pyetur sesi mund t'ju shpjegohet austriakëve kjo çështje, ai u shpreh se forcat speciale në zbatim të masave të sigurisë u futën në universitet si në fshatin e Corleones. 

"Pavarësia është një nga kushtet dhe profesionalizimi dhe standardet demokratike janë dy kushte tjera të panegociushme. Nuk dua që kur ne kërkojmë të futemi në BE, të çohet ndonjë hollandez të thotë se Shqipëria nuk ka gjykata apo prokurori që respekton standardet demokratike, dhe njeh europianisht prezumimin e pafajësisë. Nuk kemi dëgjuar më para se kur një ministër u soll para drejtësisë dhe partia në pushtet nuk reagoi. Po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, kush është garanti.

Kur shpifin në emër të mbrojtjes së pafajësisë dhe demokracisë, bëhet i njejti dëm si masat e sigurisë, ku dje ka filluar një numërim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg. Kjo nuk ka lidhje me drejtësinë europiane ne nuk mund të jemi krenar për kete. Më mirë 10 të fajshëm jashtë se një i pafajshëm në burg. Të marrësh 24 masa sigurie, të trondisësh një Universitet të tërë dhe të trondisësh një marrveshje me universitet e BOCU të Vienës. I jam lutur hajde në Shqipëri që në 2030 ta kemi universitet për gjithë rajonin. Si u shpjegohet austriakëve që një force speciale futet në universitet a thua se u fut në fshatin e Corleones. Kur pyeta rektorin me tha se bëhet fjalë nën 300 mln të vjetra," tha Rama.

edi rama 24 masat e sigurise ne universitetin bujqesor

Sondazh

Poll