Politike

"Ne nuk kemi asnjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim", Rama: Rektori nuk erdhi për të ngritur flamurin e pavarësisë për 24 personat që u caktua masë pa gjyq

Sipas tij asnjë nuk konkuron dot me PS-në sa i përket luftës për një drejtësi të pavarur evropiane, ndërsa shtoi se nëse nuk do ishte PS nuk do shihnim kurrë hetime VIP në Shqipëri.

26 Shkurt 2025, 09:21 Nga DOSJA
"Ne nuk kemi asnjë strategji elektorale për të minuar
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim. Rama u shpreh se rektori Fatbardh Sallaku nuk u ftua për të ngritur flamurin e pavarësisë. 

Sipas tij asnjë nuk konkuron dot me PS-në sa i përket luftës për një drejtësi të pavarur evropiane, ndërsa shtoi se nëse nuk do ishte PS nuk do shihnim kurrë hetime VIP në Shqipëri.

"Ka shumë opinione por unë po jap disa përgjigje gjithë atyre në radhët e shoqërisë civile dhe të pavarurve që kërkojnë papushim vetëm represion dhe asgjë tjetër. Ndërkohë ajo për të cilën luftojmë është drejtësi e pavarur dhe evropiane. Ne nuk kemi asnjë strategji elektorale për të minuar ansjë hetim. Rektori këtu nuk u ftua për të ngritur flamurin e pavarësisë për 24 personat që u caktua masë pa gjyq.

Asnjë nuk konkuron dot me këtë parti sa i përket luftës për një drejtësi të pavarur evropiane. Nëse nuk do ishte PS nuk do shihnim kurrë hetime VIP në Shqipëri. Nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet që tërheq duart nga kontrolli i drejtësisë dhe në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit kundër korrupsionit," tha ai.

edi rama fatbardh sallaku

Sondazh

Poll