Politike

"24 masa sigurie janë një numër marramendës", Rama: S'ka asnjë lloj flagrance për të krijuar një goditje ndaj një institucioni të arsimit të lartë! Nëse ka pasur abuzime do të përgjigjen deri në fund

Rama u shpreh se pasi mori lajmin për masat menjëherë i shkoi në mendje se çfarë do të mendojnë partnerët austriakë që bashkëpunon universiteti. Ai theksoi se 24 masa sigurie janë një numër marramendës.

26 Shkurt 2025, 09:23 Nga N.F
"24 masa sigurie janë një numër marramendës",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas fjalës së rektorit Sallaku komentoi në lidhje me 24 masat e sigurisë të vendosura ndaj stafit të Universitetit të Bujqësorit. Rama u shpreh se pasi mori lajmin për masat menjëherë i shkoi në mendje se çfarë do të mendojnë partnerët austriakë që bashkëpunon universiteti. Ai theksoi se 24 masa sigurie janë një numër marramendës.

Sipas tij s'ka asnjë lloj flagrance, asnjë lloj arsye për të krijuar një goditje ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Ai theksoi se nësë ka pasur abuzime personat duhet të përgjigjen deri në fund.

"Mbase është e nevojshme të nënvizohet një fakt që kur kemi folur unë jam siguruar që së pari ju nuk jeni një person nën hetim. Ne nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Është mirë ta dinë të gjithë se para se ju të kandidoni për rektor i keni drejtuar një letër SPAK ku i keni kërkuar të sqarojë nëse ky kandidim do kishte ndonjë pengesë dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës.

Ajo që më shkoi në mendje kur pas lajmin është se cfarë do të mendojnë partnerët austriak. Është një numër marramendës. S'ka asnjë lloj flagrance, asnjë lloj arsye për të krijuar një goditje ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Nese ka pasur abuzime duhet te përgjigjen deri në fund. Kjo besoj është e mjaftueshme sa ipërket konkretisht cfarë tha reksotir. Gjithë shqetësimi është pë të dhënë një mesazh për prindërit, parteneret, studentet që ndërkohë që drejtësia do të bëjë punën e vet, nuk ka arsye për të bllokuar punën." tha Rama.

rama

Sondazh

Poll