Politike

Panairi i Punës në Greqi/ Rama thumbon Berishën? "Do më pëlqente të na shikonin bashkë ca tipa këtej e andej..."

Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që ti bashkohen, teksa shkruan: Do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh.

25 Shkurt 2025, 22:13 Nga B.Z
Panairi i Punës në Greqi/ Rama thumbon Berishën? "Do më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka rikujtuar se në datë 2 Mars do të hapen dyert e Panairit të Punës në Athinë. 

Në një reagim në rrjete sociale, Rama e konsideron këtë panair një ftesë në adresë të bashkatdhetarëve në Greqi, teksa u ka bërë thirrje që t'i bashkohen. Kreu i qeverisë ka konfirmuar se do të jetë edhe vetë prezent në hapjen e panairit, që pritet të mbahet në Stacionin e Metrosë. 

Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që ti bashkohen, teksa shkruan: Do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh.

Nuk dihet se kë ka thumbuar kryeministri përmes këtyre rreshtave, sakaq pak ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me emigrantët në Athinë, ku u shpreh se takimi ishte një "shpërthim ndaj diktaturës".

Postimi i Ramës:

Mirëmbrëma andej nga Athina
Kaloni po mundët të dielën, do jem edhe unë atje dhe do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh
Καλώς να βρεθούμε (mire e kam shkruar? )

edi rama sali berisha panairi i punes greqi

Sondazh

Poll