25 Shkurt 2025, 13:56
Nga N.F
Droga
LEZHË- Dy vëllezër janë vënë në pranga në Lezhë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi në banesat e tyre u gjet rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Policia bën me dije se të arrestuarit janë të identifikuar si 46-vjeçari, Arben Frati dhe 52-vjeçari Levend Frati.
Në banesën e 46-vjeçarit u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu pa leje. Në banesën e vëllait tjetër u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.
Njoftimi i plotë:
DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak. Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Arben Frati, 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;
Levend Frati, 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
droge arrestohen dy vellezer ne lezhe
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 13:30
r.ll
ubt
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësot të Tiranës, pasi dysho...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 13:27
N.F
Foto ilustruese
KAVAJË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas operacioni të koduar "Seve...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 13:11
N.F
Bashkim Dedja
TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr ditën e sotme licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kus...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 12:43
N.F
Foto ilustruese
MALIQ- Një aksident është regjistruar në fshatin Pojan në Maliq. Policia bën me dije se aksidenti ësht&e...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 12:20
r.ll
çela, dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në gjyqin e sotëm në Gjykatën...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 12:22
N.F
Thoma Gëllçi
TIRANË- Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit ka bërë me dije përmes n...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 12:03
r.ll
dumani, hoxha
TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është përballur në seancën e sotme gjyqësore n&...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 11:24
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 11:30
I.A
Pamjet
KURBIN- Vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli në Kurbin është zbardhur ditën e sotme. Bëhet me dije se autori i vrasje...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 11:24
r.ll
dumani, ramazani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO...