25 Shkurt 2025, 12:03
Nga r.ll
dumani, hoxha
TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është përballur në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO me Xhuljano Hoxhën. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan.
Hoxha ka pyetur Dumanin se ku bazohet në deklaratën e bërë ndaj tij se i shërbente grupit të Çapjave dhe kujt konkretish. Dumani ka deklaruar se emër nuk di por këtë informacion e kishte marrë nga Talo Çela dhe Erjon Alibej. Çela sipas Dumanit, kishte dhe dokumente që e deklaronin se Hoxha i ka shërbyer grupit kriminal të Elbasanit.
PJESË NGA REPLIKAT:
Hoxha: Më herët Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Çapja. Kujt i kam shërbyer unë.
Dumani: Emër nuk di.
Hoxha: Po ku e di ti.
Dumani: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.
Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu?
Dumani: Jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Çfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.
Hoxha: A jemi parë ndonjëherë?
Dumani: Po, jemi shkëmbyer tek pallati.
Hoxha: Ku i kisha kamerat tek shtëpia?
Dumani: Tek dera e shtëpisë tënde kishte kamera.
Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?
Dumani: Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn.
Në tetor të 2023, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuljano Hoxhën. Po ashtu ka dhënë dhe dënimin me 17 vite burg për Euglent Halilin. Këta dy persona janë dënuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Vrasja e këtyre dy personave ka ndodhur më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.
Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.
Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
nuredin dumani xhulian hoxha
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 11:24
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 11:30
I.A
Pamjet
KURBIN- Vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli në Kurbin është zbardhur ditën e sotme. Bëhet me dije se autori i vrasje...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 11:24
r.ll
dumani, ramazani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 11:11
r.ll
nuredin dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e s...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 10:36
N.F
Leo Sadiku dhe nëna e tij
TIRANË- Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku është zhvarrosur për t’i nënshtruar eksper...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 10:25
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në afërsi...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 10:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Katër pasuri të paluajshtme i janë sekuestruar me urdhër të SPAK një 42-vjeçari, ...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 09:01
N.F
Universiteti Bujqësor
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëshimin e 24 masave të sigurisë nga Prokur...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 08:46
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti r...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 08:35
N.F
universiteti
TIRANË- Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar mbi 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në...