Aktualitet

"Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej", Nurdin Dumani për vrasjen e Emiljano Ramazanit: Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan, ai doli i pari! Kishim informacion...

25 Shkurt 2025, 11:24 Nga N.F
"Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej",
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Gjatë dëshmisë së tij Dumani u shpreh se ekzekutimin e Emiljano Ramazanit e ka urdhëruar Erjon Alibej. Dumani shtoi se në verën e 2020 kishte shume emra për tu vrarë në Elbasan.

Ai theksoi se nuk kishin një radhë të planifikuar për ekzekutimet por kush u dilte i pari e vrisnin. Dumani theksoi se Emiljano Ramazani doli i pari. Sipas tij informacionet në Elbasan i merrte vetën nga Elio Bitri. Më tej në dëshmi ai shpreheht se Ramazani shkonte në palestër dhe kishin informacione të brendshme për të. Dumani shtoi se porositësit të vrasjes Erion Alibej i shkonin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.

Pjesë nga diskutimi: 

Avokati Qani Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?

Nuredin Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej. Emiljano Ramazani u bë i pari.

Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiljano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Erion Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.

nuredin dumani vrasja e emiljano ramazanit

Sondazh

Poll