Aktualitet

I dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burg si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 43-vjeçari në Kavajë (EMRI)

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në qershor të 2023 me 7 vjet burgimpër veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. 

25 Shkurt 2025, 13:27 Nga N.F
I dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burg si pjesëtar i
Foto ilustruese

KAVAJË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas operacioni të koduar "Seven" në Kavajë. I arrestuari është vënë në pranga pasi ishte i dënuar me 7 vite burg nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. I arrestuari është identifikuar si Ervin Balliu.

Balliu u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në qershor të 2023 me 7 vjet burgimpër veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i plotë: 

Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

arrestohet ervin balliu

Sondazh

Poll