Aktualitet

Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit? Dumani: Bënte palestrën afër shtëpisë, Alibej më niste fotot në SKY

Ai tha se Erjon Alibej i niste fotot e Ramazanit në SKY dhe se ishte ai që komunikonte direkt me informatorin që kishin në Elbasan, Xhuljano Hoxhën. 

25 Shkurt 2025, 11:24 Nga r.ll
Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit? Dumani: Bënte palestrën
dumani, ramazani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO edhe lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Dumani ka treguar se Ramazani bënte palestrën afër shtëpise dhe kishte informacion për hyrjet dhe daljet e tij. 

Ai tha se Erjon Alibej i niste fotot e Ramazanit në SKY dhe se ishte ai që komunikonte direkt me informatorin që kishin në Elbasan, Xhuljano Hoxhën.  I pyetur nëse kishte foto për Bujar Çelën gjatë vëzhgimeve, Dumani tha se ja sillte Erjon Alibej. Ai tregoi se Hoxha paguhej nga Alibej për çdo informacion që jepte. 

Avokati Qani Hasa: Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn kush vendosi t’i vrasë?

Nuredin Dumani: Pasi ikëm nga Durrësi kishim disa emra për të vrarë, në verë të 2020. Ishin shume emra për t’u vrarë. Nuk kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim më të lehtë për ta vrarë dhe u vra ai.

Avokati Qani Hasa: Kur ke qëndruar me Erjonin, ata që mernin informacion ishin shqiptarë?

Nuredin Dumani: Eljo me jepte informacion, ndërsa Alibej kishte vetë informatorë. Ramazani bënte palestër afër shtëpisë, kishim informacion për hyrjet dhe daljet. Alibej më niste fotot me aplikacionin SKY. Kisha dhe një hyrje në Elbasan. Alibej fliste direkt me informatorin, Xhuljan Hoxhën. Xhuljani bënte foto, sillte informacion. Xhuljanin e kam njohur në 2021.

Avokati Qani Hasa: Kishit foto për Bujar Çelën gjatë vëzhgimeve?

Nuredin Dumani: Po m’i sillte Erjon Alibej në SKY. Xhuljan Hoxha paguhej nga Erjon Alibej për informacionet që jepte. Një herë, Erjoni më ka thënë që i ka dhënë Xhuljanos 20 mijë euro, por unë nuk kam qenë i pranishëm.

Në tetor të 2023, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuljano Hoxhën. Po ashtu ka dhënë dhe dënimin me 17 vite burg për Euglent Halilin. Këta dy persona janë dënuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Vrasja e këtyre dy personave ka ndodhur më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së  Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

nuredin dumani erjon alibej emiljano ramazani

Sondazh

Poll