Politike

SKANDAL/ 24 masa sigurie për stafin e UBT, Rama sërish kundër Drejtësisë: Janë dhënë pa gjyq, nesër grupi i PS seancë dëgjimore me rektorin

Kryeministri shkruan se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë.

25 Shkurt 2025, 10:47 Nga r.ll
SKANDAL/ 24 masa sigurie për stafin e UBT, Rama sërish kundër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas caktimit të 24 masave të sigurisë me urdhër të SPAK për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Përmes një postimi në "X", Rama tha se nesër në orën 09:00, grupi i parlamentar i PS do të zhvillojë një seancë dëgjimore me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallakun. 

Kryeministri shkruan se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh. 

POSTIMI I RAMËS:

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit.

Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi 24 personat kanë kryer abuzime me tendera të ndryshëm.  Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK, ndërsa bëhet me dije se ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.  Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën "arrest me burg".  Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda.  Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje".

edi rama universiteti bujqesor i tiranes

Sondazh

Poll