Politike

U thirr dje në SPAK, Bushka nuk paraqitet te "Ligjet"/ Sula: Kjo nuk mund të kalojë kjo në heshtje, të bëjmë një deklaratë distancimi nga sjellja e saj

Ai propozoi të mbahet një deklaratë apo një prononcim për distancimin nga kjo sjellë që ka bërë Bushka sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve.

25 Shkurt 2025, 10:45 Nga r.ll
U thirr dje në SPAK, Bushka nuk paraqitet te "Ligjet"/ Sula: Kjo
komisioni

TIRANË- Deputetja socialiste njëkohësisht drejtuese e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka munguar sot në komisionin parlamentar. Një ditë më parë Bushka u thirr në SPAK pasi po hetohet për veprime që pengojnë zbardhjen e drejtësisë. 

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha në komision se thirrja e kryetares Bushka në SPAK nuk mund të kalojë në heshtje. Ai propozoi të mbahet një deklaratë apo një prononcim për distancimin nga kjo sjellë që ka bërë Bushka sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve.

"Ky komision do të duhet të kishte pasur një qëndrim dhe nuk mund të kalojë në një gjendje kaq të heshtur. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve mazhorancë dhe opozitë së bashku të bënim një deklaratë të distancimit. Është e paimagjinueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të jetë personi që ka kryer veprime në kundërshtim të hapur me ligjin. Kudo mund ti ndodhë, por me një vetëdije të paparë në pengimin e hetimit të drejtësisë për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, kjo është e paimagjinueshme, e pafalshme. Prandaj unë do të kërkojë nga ju zoti drejtues i këtij komisioni që të kemi një deklaratë apo një prononcim që të distancohemi nga kjo sjellë që ka bërë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve.", tha Sula. 

Një ditë më parë deputetja Klotilda Bushka është marrë në pyetje për 4 orë nga prokurorët e SPAK. Pasi doli nga Prokuroria, Bushka u pyet nga gazetarët në lidhje me dëshminë e saj, por refuzoi të përgjigjet. 

Në një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS-së Bushka i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka. Bushka tha në mbledhjen e Grupit të PS-së se ajo është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta. Pavarësisht deklaratave të saj pak ditë më parë u publikua edhe një foto e Bushkës, në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën.

klotilda bushka dashnor sula

Sondazh

Poll