Sport

Masa drastike, Man.United planifikon të shkurtojë edhe 150-200 vende pune…

Në vështirësi sportive, Manchester United, i 15-ti në Premier League, po përballet edhe me vështirësi financiare. Në një deklaratë të lëshuar të hënën, klubi njoftoi se po planifikonte deri në 200 shkurtime të vendeve të punës.

24 Shkurt 2025, 20:22 Nga DOSJA
Masa drastike, Man.United planifikon të shkurtojë edhe 150-200 vende

ANGLI - Gjërat nuk po shkojnë mirë për Manchester United. E 15-ta aktuale në Premier League, njoftoi të hënën se planifikon të shkurtojë deri në 200 vende pune shtesë, si pjesë e "planit të transformimit" të nisur në vitin 2024, kur kryetari i Ineos, Jim Ratcliffe, merr përsipër si bashkëpronar, rolin për të përmirësuar shëndetin financiar të klubit, i cili ka pësuar humbje prej pesë vitesh.

“Si pjesë e këtyre masave, klubi parashikon që 150 deri në 200 vende pune mund të humbasin, në varësi të një procesi konsultimi me punonjësit. Këto shkurtime do të jenë shtesë me 250 nga viti i kaluar”,- tha klubi në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Rreth 250 punonjës u pushuan nga puna vitin e kaluar në valën e parë të masave për uljen e kostove, pasi miliarderi britanik fitoi një aksion në klubin e Premier League.

Klubi gjithashtu rriti çmimet e biletave, pavarësisht kundërshtimit të tifozëve. Ky plan “synon të kthejë klubin në rentabilitet pas pesë vitesh humbje radhazi që nga viti 2019 ”, vijon njoftimi për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Manchester United, Omar Berrada, tha se masat po zbatoheshin për të "transformuar dhe rinovuar" klubin, i cili duhej të paguante rreth 17.5 milionë euro për të shkarkuar menaxherin Erik Ten Hag dhe ndihmësit e tij, si dhe drejtorin sportiv Dan Ashworth, sipas llogarive të publikuara javën e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2025, 18:50

ZYRTARE/ Rangers shkarkon trajnerin...

SKOCI - Rangers njoftoi mbrëmjen e së dielës se Philippe Clément nuk është më trajneri i ekipit të parë, ku ...