Politike

Kreu i Bashkisë Mallakastër i përgjigjet PD-së: S’jam ndaluar kurrë në Greqi, nuk kam dijeni për dokumentin që nxorrë

10 Janar 2020, 18:21 Nga DOSJA
Kreu i Bashkisë Mallakastër i përgjigjet PD-së: S’jam

MALLAKASTËR- Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, ka reaguar sërish pas publikimit të një dokumenti nga Partia Demokratike, që e akuzonte atë se ishte dënuar ne greqi me tre vite burgim.

Në një reagim në Facebook, Ismailaj, shkruan se në kohën që ka jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk është arrestuar, ndaluar apo depërtuar nga policia greke. Po më tej komenton dhe dokumentin e publikuar nga Bardhi, ku shton se nuk ka dijeni, pasi nëse do e dinte do e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizmit.

Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë apo trafikantë që mund t’i ketë pasur apo mund t’i ketë akoma në gjirin e saj)! Së fundmi jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit!”, shkruan më tej kreu i Bashkisë Mallakastër.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje dhe njëherë të gjithëve! Do të doja që përsëri të sqaroja opinionin lidhur me deklaratat e bëra nga ana e PD ditën e sotme: 1- Theksoj përsëri se për kohën që kam jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk jam arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke! 2- Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam pasur dijeni sepse po të kisha, fare thjesht do t’i deklaroja në formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jem i dënuar nuk është në kushtet që të më pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyrës dhe për këtë qëllim do të ndjek çdo rrugë ligjore për zbardhjen e së vërtetës si këtu ashtu dhe në Greqi!

3- Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja apo për më tepër që të jem ndaluar! 4- Në periudhën kur ka dalë ky i ashtuquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I.Shehu” Çorrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute. 5- Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë apo trafikantë që mund t’i ketë pasur apo mund t’i ketë akoma në gjirin e saj)! Së fundmi jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit! Ju falemiderit dhe klm!

Partia Demokratike një ditë më parë i dërgoi një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000. Ismailaj në një deklaratë për mediat ka mohoi këto akuz dhe tha se është shprehur i gatshëm të verifikohet nga Prokuroria. PD po dje i bëri një pyetje: Çfarë të kujton data 25 shkurt 2000?, dhe sot ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është vendimi i dënimit të tij. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per qerim ismailajt prokuroria nis hetimet për qerim ismaliajn qerim ismailaj akuzat e pd per qerim ismailajt prokuroria nis hetimet për qerim ismaliajn qerim ismailaj

Sondazh

Poll