Politike

Vokshi denoncon sërish: Pedagogët ende pa paga, Qeveria e ka mendjen te luksi

10 Janar 2020, 16:36 Nga DOSJA
Vokshi denoncon sërish: Pedagogët ende pa paga, Qeveria e ka mendjen

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar sërish sot mosdhënien e pagave për pedagogët. Në një reagim në Facebook, Vokshi shkruan se pedagogët janë ende pa paga dhe pse data është 10 Janar, por shton se qeveria mendon vetëm për koncensione e udhëtime luksi.

Më tej ish-deputetja shkruan se Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.

“Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët. 12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja. Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike. Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht  pagat  e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.”, shkruan Vokshi në Facebook.

Prej ditësh Albana Vokshi ka denoncuar mos marrjen e pagave për pedagogët. Ndërkohë burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se veprimet për mësuesit janë kryer që me datë 6 por sipas tyre ‘ngërçi’ qëndron te bankat që mesa duket nuk kanë përfunduar shpërndarjen e pagave. Pedagogët mesa duket, duhet të presin ende për pagën e tyre. Sot mosmarrjen e pagës e ka denoncuar dhe pedagogu Evrin Goci, i cili me ironi shkruan se kërkon lekë borxh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi denoncimi i vokshit rrogat e pedagogeve albana vokshi denoncimi i vokshit rrogat e pedagogeve

Sondazh

Poll