Politike

Vrasja në Paskuqan, ish-deputetja e PS: “Ç’dreqin bën ti shoqëria ime bashkë me mua e me ca si mua?!”.

10 Janar 2020, 17:07 Nga DOSJA
Vrasja në Paskuqan, ish-deputetja e PS: “Ç’dreqin

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, ka reaguar pas krimit të rëndë në Paskuqan, ku Erdet Çapoku, vrau kunatën e tij Enkeleda Çapoku. Në një reagim në Facebook, Shamku shkruan se kunati e copëtoi në sy të vajzës së vogël dhe në sy të nënës.

Dhe ti rri? Ti hesht? Ti rri në shtëpi? Ti jep lajme të tjera veç kësaj a thua se ky është thjesht një lajm?“, shkruan më tej ish-deputetja. 

POSTIMI I PLOTË

RRI?! Ata janë të martuar, posi! Kanë edhe një vajzuke të vockël, po! Burri ka ca kohë që i ka thënë burgut hapu se shiste miell jo nga ai i petullave! Banojnë në Paskuqan, pra në Tiranë!  Burri, ai i miellit, aty në birucë ku është ka hallin e nderit. Dhe le roje të vëllanë.  Rojen e gruas së burrit që s’është!  Vëllai i burrit që s’është hyn në shtëpi, aty ku gruaja po ha darkën vetmitare me t’ëmën dhe vajzën e vogël, dhe e vret. Jo, më falni, nuk e vret, e vdes në dru me një shkop bejsbolli. Në dru e vdes deri sa ajo vdes se burri që s’është, ai i miellit, po vdiste nga dyshimet…

Ajo vdiq. E copëtuan në sy të vajzukes. E mbaruan në sy të nënës. E sosën në prani të vetes së vetme. Ishte e vetme dhe ishte veçse 30 vjeç. Dhe ti rri? Ti hesht? Ti rri në shtëpi? Ti jep lajme të tjera veç kësaj a thua se ky është thjesht një lajm? Ti? Ç’dreqin bën ti shoqëria ime bashkë me mua e me sa si mua, ç’dreqin bëjmë që s’bëjmë asgjë, po thjesht mbushim kuota grash e vajzash e vajzash e grash… ndërkohë që gratë na i vrasin në sy të vajzave e vajzat na i vrasin pa u bërë gra! Ah po, prit se jena tu u marrë me Iranin, Trampin dhe do trampolina të tjera. Nuk di a me qa a me ofsha a me ulëri, nuk di… Kam hall se po brita, m’tremben kuotat e m’arratisen nga letrat.

Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ia ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardet capoku arrestohet erdet capoku ledi shamku vrasja ne paskuqan ardet capoku arrestohet erdet capoku ledi shamku vrasja ne paskuqan

Sondazh

Poll