Politike

Reforma Zgjedhore/ Ralf Gjoni: PD-LSI aleate të Ramës, nuk duan që të ketë ndryshime

10 Janar 2020, 12:25 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Ralf Gjoni: PD-LSI aleate të Ramës, nuk duan

Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar së fundmi se Partia Demokratike dhe partitë e tjera jashtë parlamentit janë bërë aleate me kryeministrin Edi Rama që të mos bëhen ndryshime në sistemin zgjedhor.

Unë nuk kam asnjë qëndrim për deklaratat e Ramës dhe Bashës, pasi janë bërë si kandidatët për Oscar. Sai përket qëndrimeve të fundit të partive jashtë parlamenti për mos ndryshimin e sistemit, është e qartë, se këta janë të tre bashkë. Nuk mund të quhen opozitë, por aleatët më të denjë të Ramës për mbajtjen e bajraktarizmit. Prioritetet për këtë vit janë hapja e listave dhe nisja e punës së SPAK-ut. Kemi që në mars të vitit të kaluar që flasim për marrëveshje të fshehta mes tyre, nuk do të ketë marrëveshje. Ne mund ta bëjmë politikën vetëm në kuadër institucional. PD-ja e ka vendin në komisionin e reformës, është e mirëpritur. Reforma do të bëhet në këtë parlament, opozita jemi ne. Alternativa e vërtetë përballë Ramës jemi ne në parlament. Ajo opozitë, nuk është më, janë aleatë. Nëse duan të bëjnë opozitë të vijnë në parlament. Nëse nuk duan ndryshim sistemi cdo shqiptar e di se më kë janë ata” , është shprehur ai për Report Tv.

Pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se është i hapur për ndryshimet në sistemin zgjedhor, por me kushtin që politika të ndahej nga krimi.  Partia Demokratike dhe aleatët e saj prej kohësh kanë ngritur një grup ekspertësh për këtë çështje, por edhe pse u shprehën se brenda 2019-ës do kishin gati draftin ende nuk e kanë bërë publike një gjë të tillë. Ndërkohë dhe nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore në kuvend, ku merr pjesë maxhoranca dhe opozita parlamentare, ende nuk kemi “tym të bardhë”, pasi procesi ka ngecur. Reforma Zgjedhore duhet të ishte mbyllur që në dhjetor, por afati i Komisionit u zgjat me disa muaj. Reforma është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni reforma zgjedhore ralf gjoni reforma zgjedhore

Sondazh

Poll