Politike

Cakaj takohet me ministrin e Jashtëm të Austrisë: E domosdoshme hapja e negociatave

10 Janar 2020, 12:12 Nga DOSJA
Cakaj takohet me ministrin e Jashtëm të Austrisë: E domosdoshme

AUSTRI- Gjatë qëndrimit në Vjenë ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në takim u diskutua për prioriteett kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së përgjatë vitit 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Gjithashtu,jashtë temave të diskutimit nuk mbeti dhe procesi i integrimit.

“Me ministrin Schallenberg biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE.” – shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Si Cakaj, ashtu dhe ministri austriak Schallenberg, nënvizuan edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave.

Ditën e djeshme Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE. Rama e cilësoi si një  moment historik për Shqipërinë. Sekretari i Përgjithshëm Thomas Greminger është i bindur në drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria. Ai tha se vendi ynë ka bërë përparime dhe se ekipet e tij kanë bërë një punë mjaft të mirë.

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alexander schallenberg austri gent cakaj hapja e negociatave alexander schallenberg austri gent cakaj hapja e negociatave

Sondazh

Poll