Sport

Benzema mendon se nuk është Cristiano: "Ronaldo më i miri është ai nga Brazili"

Francezi u pyet nëse ish-bashkëlojtari i tij te Real Madrid është më i miri në histori

24 Shkurt 2025, 11:56 Nga DOSJA
Benzema mendon se nuk është Cristiano: "Ronaldo më i miri

ARABIA SAUDITE - Karim Benzema ka dhënë një përgjigje befasuese kur është pyetur nëse e konsideron ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madrid, Cristiano Ronaldon, si lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, siç e kishte shpallur vetë portugezi.

Disa ditë më parë, CR7 tha se "Unë mendoj se jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Ky është mendimi im. Unë bëj gjithçka në futboll.

Unë luaj mirë me kokë, bëj goditje të mira të lira, gjuaj mirë me këmbën e majtë, jam i shpejtë, jam i fortë, kërcej.

Është çështje shije: Messi ose Pelé ose Maradona, kjo është një gjë e mirë për të thënë. Por unë jam më i kompletuari”.

Dhe ka insistuar në pyetjen tjetër: “Mendoj se po, sinqerisht, nuk kam parë njeri më të mirë se unë, ju them nga zemra”.

Megjithatë, Benzema nuk ndan të njëjtin mendim. “Çdokush mund të thotë çfarë të dojë, nëse mendon se është më i miri në histori, është ai. Ka shumë.

Për mua është Ronaldo, ai nga Brazili, por Cristiano është ai që është dhe nuk më pëlqen të bëj krahasime mes lojtarëve, sepse secili ka historinë e tij. Ai është shumë i mirë”, tha ai për 'TNT' Brazil .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll