Sport

“Eshtë një dhuratë dhe një legjendë për futbollin”: Ancelotti lavdëron Luka Modric dhe e krahason atë me Paolo Maldinin

Carlo Ancelotti tha se ishte i impresionuar nga Luka Modric, të cilin e krahasoi me Paolo Maldinin për jetëgjatësinë dhe profesionalizmin e tij. Mesfushori kroat 39-vjeçar shënoi një gol të mrekullueshëm këtë të diel me Real Madridin kundër Girona (2-0).

24 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA
“Eshtë një dhuratë dhe një legjendë për

SPANJE - “Modric është një dhuratë për futbollin, për shkak të seriozitetit, cilësisë dhe profesionalizmit të tij”.

Carlo Ancelotti, zakonisht mjaft i matur në komentet e tij, lavdëroi Luka Modric këtë të dielë pas  suksesit të Real Madrid kundër Girona (2-0) në La Liga. Një ndeshje në të cilën mesfushori 39-vjeçar shënoi me një gjysmë-volej të shkëlqyer nga jashtë zonës, pas një kontrolli po aq mjeshtëror në gjoks.

“Ai duhet të qëndrojë për aq kohë sa të dojë”,- shtoi trajneri i Merengues në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Atë që bën ai, e bën shumë mirë. Jemi me fat që kishim një legjendë me vete”.  Modric ka fituar 28 trofe me Real Madridin që kur u bashkua në vitin 2012. Kontrata e fituesit të “Topit të Artë” 2018 përfundon aktualisht në fund të sezonit.

“Kisha nën komandën time një lojtar tjetër 40-vjeçar, (Paolo) Maldinin. Të dy mund të krahasohen në atë se çfarë duhet të jetë një futbollist,- vazhdoi Ancelotti. - Këta janë shembuj fantastikë. Nuk është rastësi që ata mbushën 40 vjeç. Gjenetika ka rëndësi, por edhe përkushtimi, qëndrimi.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll