Politike

"Ish-blloku në Tiranë do të kthehet zonë këmbësore", Rama: Hapi tjetër, goditja e parkimit të dyfishtë! Është problemi kryesor

Ai shtoi se zona e ish-bllokur është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera. 

24 Shkurt 2025, 14:45 Nga N.F

"Ish-blloku në Tiranë do të kthehet zonë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, me mbështetjen e rrjetit botëror “WALK 21”. Rama u shpreh se kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht. Ai shtoi se zona e ish-bllokur është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera. 

Ai mori shembull rastin e Vlorës ku tha se u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Rama theksoi se rruga në Lungomare funksionon më së miri. Ai tha se duhet të mendohet më shumë për hapsirat e parkimit nëntokësor. Kryeministri gjithashtu shtoi se hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor.

"Duhet ti shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera.

Do ju sjell rastin e Vlorës ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri. Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë. Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll